AKTUALITET /

Dhunuan punonjësin e karburantit dhe i vodhën xhiron ditore, arrestohen dy të rinjtë në Klos

Shkruar nga Versus

Dhunuan punonjësin e karburantit dhe i vodhën xhiron ditore,

Dibër- Policia e Matit ka arrestuar dy autorët e vjedhjes të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një pikë karburanti në Klos. 

Në pranga kanë rënë J.L, 22 vjeç dhe M.D, 21 vjeç. Të rinjtë kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe më pas i kanë marrë shumën e parave të xhiros ditore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. Versus.al

Poll