
Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump është tronditur pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të mesmandatit për vendet në Kongresin amerikan.
Demokratët kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit. Në senat, demokratët kanë deri më tani 54 vende kundrejt 42 të republikanëve. Ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët numërojnë 227 vende kundrejt 133 të republikanëve.
Ajo çfarë ka shkaktuar më shumë tronditje është edhe fitorja e thellë e demokratëve në disa shtete të cilat tradicionalisht votojnë për republikanët dhe njihen si “bastione” të tyre.
Këto rezultate e kufizojnë ndjeshëm pushtetin e presidentit amerikan Donald Trump për dy vitet e tij të fundit në detyrë, duke e detyruar atë të mbështetet te demokratët për të çuar përpara nismat e tij në Kongres. Pavarësisht humbjes, Trumpi ruan ende pushtetin ekzekutiv, të cilin mund ta përdorë për të frenuar palën kundërshtare. Versus.al

