
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Shkak për këtë hap është mosrespektimi i afateve të përcaktuara në kontratë për përfundimin e projektit.
Aeroporti i Vlorës është një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend, ndërsa punimet janë shoqëruar me mosmarrëveshje mes dy shoqërive aksionere, Mabco Constructions, në pronësi të Behgjet Pacollit, dhe “2A Group”, të Valon Ademit.
Në muajin qershor, ministri i Infrastrukturës, Ene Karakaçi, bëri të ditur se qeveria u kishte dhënë dy kompanive një afat prej 30 ditësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, me qëllim që t’i hapej rrugë rifillimit të punimeve në aeroport.
Megjithatë, procedurat për zgjidhjen e kontratës kanë nisur tashmë, për shkak të mosplotësimit të detyrimeve kontraktuale dhe afateve për përfundimin e projektit./Versus.al

