EKONOMI & MJEDIS /

Përmirësim i sinjalistikës rrugore, konkratë me fond 3.3 mln euro nga FSHZH

Shkruar nga Versus

Përmirësim i sinjalistikës rrugore, konkratë me fond 3.3 mln

Seria e procedurave të prokurimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) të lidhura me ndërhyrjet në disa rajone në vend ka vijuar së fundmi edhe me një tjetër sa i takon sinjalistikës rrugore dhe sigurisë.

Në sistemin e prokurimeve ky autoritet njoftoi kontratën që ka në objekt “Ndërhyrje për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore, Faza II” me një fond limit 333 milionë lekë apo 3.3 milionë euro.

Referuar dokumenteve nënvizohet se ndërhyrjet do të kryen në zona rurale dhe lokale ku ka nevojë për përmirësim të sinjalistikës por edhe për rritje të sigurisë në rrugë teksa rajonet që janë pjesë e planit janë në një pjesë të tyre edhe destinacioe turistike ose kanë qenë në listën e 100 fshatrave.

“Gjendja ekzistuese e sinjalistikës rrugore nuk garanton kërkesat dhe standardet ne fuqi dhe ne pjesën dërrmuese te këtyre rrugëve kane dale jashtë kushteve teknike te projektimit. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje parashikohet ndërhyrje për përmirësimin sigurisë dhe sinjalistikës ne akset rrugore rajonale e lokale.

Kjo ne funksion te përmirësimit të aksesit ne zona turistike e ekonomike ne përputhje dhe komplementare me programet e zhvillimit rajonal, programi 100 Fshatrave etj.

Përfituesit do të jenë të gjitha Bashkitë në të cilat do të aplikohet ndërhyrja. Objekti i punës do të jetë përcaktimi i tipologjive të ndërhyrjeve, kostos se përafërt të ndërtimit, raport dhe specifikime teknike për zëra tip për çdo ndërhyrje të propozuar” thuhet në raportin teknik që shoqëron procedurën.

Fondi pranon se gjatë inspektimit në terren dhe vëzhgimeve është bere evidente se ne disa akse rrugore ka segmente ku sinjalistika rrugore është e dëmtuar dhe ka nevoje për rifreskim ose në disa raste mungon plotësisht.

Kjo nuk është procedura e parë e kësaj natyre. Vetëm dy ditë më parë në sistemin e APP nga FSHZH u çelën procedura që kanë një vlerë rreth 50 milionë euro dhe që përfshijnë ndërhyrje në stokun e banesave në disa rajone, përmirësime të rrugëve në këto rajone si dhe disa projekte të vogla që lidhen me ndërtimin e këndeve sportive dhe argëtimit. Monitor.al

Poll