EKONOMI & MJEDIS /

Shpërndarësit me motorë në protestë: "Na kanë ulur pagesën dhe bonuset..."

Protesta e tyre nuk ka qenë vetëm duke u mbledhur në qendër të kryeqytetit e duke fikur motorët, por edhe duke i dhënë "zë" nëpërmjet borive dhe xhirove në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, ku ato shpërndajnë çdo ditë ushqime. 

Shkruar nga Versus

Shpërndarësit me motorë në protestë: "Na kanë

Këtë të shtunë motorisët e kompanisë WOLT kanë dalë në protestë për të ngritur zërin kundër uljes së padrejtë të tarifave dhe bonuseve nga ana e kompanisë. Këta punëtorë, të cilët sigurojnë një shërbim të domosdoshëm për qytetarët, janë përballur me një përkeqësim të kushteve të punës dhe rritje të pasigurisë ekonomike. Protesta e tyre nuk ka qenë vetëm duke u mbledhur në qendër të kryeqytetit e duke fikur motorët, por edhe duke i dhënë "zë" nëpërmjet borive dhe xhirove në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, ku ato shpërndajnë çdo ditë ushqime. 

Shpërndarësit me motorë në protestë: "Na kanë

Shpërndarja është një sektor që tashmë është i njohur për informalitetin, mungesën e mbrojtjes sociale dhe të drejtave të punëtorëve, ulja e përfitimeve ekonomike për motorisët përbën përshkallëzim të shfrytëzimit dhe padrejtësisë.
Motorisët e WOLT-it, ashtu si shumë punëtorë të tjerë të shpërndarjes, përballen me punë të rrezikshme dhe orë të gjata, ndërsa pagat dhe mbështetja nga punëdhënësit nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre. Kjo protestë është një akt i domosdoshëm rezistence për të kërkuar të drejtat e mohuara dhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre në vendin e punës.

Poll