Euro dhe dollari kanë arritur një nivel të ri zhvlerësimi krahasuar me monedhën vendase.
Në tregun valutor, sot një euro këmbehet me 99 lekë dhe shitet nga pikat e këmbimit valutor me 99.6 lekë.
Nga ana tjetër, një dollar këmbehet me 88.9 lekë dhe shitet me 90 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 105.9 lekë.
Ndërsa paundi britanik do të këmbehet me 116.9 lekë dhe do shitet me 118 lekë. Versus.al