
Itali- Një aksident fatkeq në punë i ka shkaktuar vdekjen shqiptarit Bashkim Rushani në zonën e Leçes.
61 vjeçari, pronar i firmës së ndërtimit mbeti i bllokuar poshtë një porte metalike e cila u rrëzua papritmas mbi të. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk arritën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të portës.
Kjo është tragjedia e dytë që trondit komunitetin shqiptar në Itali pasi ditën e djeshme, një 21 vjeçar vrau me thikë nënën e tij. Versus.al


