Çfarë do të gjeni në brendësi
*Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, të ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan teksa viktima ndodhej në karburantin që kishte nën pronësi “Xhaxhi Oil”. *Në pranga ka rënë ish-ortaku i tij, Xhino Ago 32 vjeç si dhe roja i karaburantit Kujtim Pisha, 52 vjeç i cili akuzohet se ka penguar zbardhjen e ngjarjes duke mos dhënë detaje sesi ndodhi krimi. *Në kërkim janë shpallur 2 ekzekutorët Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç. Këta të fundit dyshohet se kanë bashkëpunuar me Xhino Agon për vrasjen e biznesmenit. Shkak raportohet se janë bërë mosmarrëveshjet që viktima ka patur me Xhino Agon. *Ish-ortaku ia ka dhënë Marselo Aranit mjetin tip “Audi” që u përdor për vrasjen dhe më pas u gjet i djegur. Arani rezulton person me precedentë penalë dhe ishte nën masën “arrest shtëpie” për veprën penale “pastrim parash”. Ai ishte dënuar më herët në Itali për prostitucion ndërsa në qershor të këtij viti, iu konfiskuan 14 pasuri që sipas autoriteteve, i kishte siguruar falë aktivitetit të tij kriminal.
Në qershor i konfiskuan 14 pasuri, kush është njëri prej vrasësve të biznesmenit? Doli nga arresti shtëpiak për të kryer krimin
Marsel Arani, është shpallur në kërkim nga policia si njëri prej personave që mori pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka dy ditë më parë në Elbasan në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të viktimës.
32 vjeçari rezulton të jetë emër i njohur për policinë pasi në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua nga policia e Elbasanit pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën “arrest me burg” për pastrim parash. Ndërsa në qershor të këtij viti gjykata i sekuestroi 14 pasuri Aranit i cili më parë kishte qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie" për "pastrim parash".
Konfiskimi u vendos pas përfundimit të gjykimit të çështjes penale nr. 808, e vitit 2017, ku u konstatua se Arani kishte përfituar të ardhura nga aktivitet kriminal në Itali dhe i kishte përdorur më pas në Shqipëri për investime në prona dhe mjete të tjera me vlerë.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë:
Një apartament në Durrës;
11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes-Benz, Audi SQ7, Maserati, BMW, Suzuki, Fiat, Volksëagen, Jeep);
Një motoçikletë BMË;
Një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.
Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimet për të zbardhur motivet që e kanë shtyrë 32 vjeçarin që së bashku me 35 vjeçarin tjetër Armando Kolën të vrisnin biznesmenin në Elbasan. Versus.al
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, identifikohen 2 ekzekutuesit! Pranga bashkëpunëtorit të tyre dhe rojes së karburantit (EMRAT)

Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mond Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan teksa ndodhej brenda mjetit në karburantin “Xhaxhi Oil” i cili është nën pronësinë e tij.
Në pranga kanë rënë Xhino Ago, ish-ortaku i viktimës.Ai dyshohet si bashkëpunëtor i 2 personave që kryen vrasjen si dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha, 52 vjeçari i cili akuzohet nga policia se ka penguar hetimet duke mos dhënë detaje për ngjarjen. Dy ekzekutorët që dyshohet se qëlluan biznesmenin janë identifikuar si Marselo Arani, 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç. Policia po punon për kapjen e tyre.
Marselo Arani rezulton emër i njohur për organet policore pasi në dhjetor të 2024-ës ishte arrestuar pasi gjykata e Elbasanit kishte caktuar “arrest me burg” nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të pastrimit të parave. Ndërsa në qershor të këtij viti iu konfiskuan 14 pasuri të cilat dyshohet se vinin nga krimi pasi më herët ishte dënuar në Itali për prostitucion. Arani ishte nën masën e siguris “arrest shtëpie” për veprën penale të pastrimit të parave.
Autori tjetër, Armando Kola është me banim në Laç. Të dy akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Për Marselo Aranin është shtuar edhe akuza për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Roli i Xhino Agos në krim
Makina tip “Audi” e cila u përdor nga dy autorët dhe më pas u gjet e djegur, rezulton t’u jetë dhënë nga hua nga vetë 32 vjeçari Xhino Ago. Ky i fundit merrej me dhënien e mjeteve me qira, ndërsa “Audi”-in ia ka dhënë për përdorim Marselo Aranit. Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë mosmarrëveshjet që Ago ka patur me të ndjerin, Mond Mëhallën. Policia po punon për kapjen e 2 të shpallurve në kërkim. Versus.al
