Live Updates /

Ngërçi me pagat, Sadushi: Situatë e jashtëzakonshme! Gjyqtarët çojnë në SPAK ministrin, Rama: Prisni vendimin e Kuvendit

*Sot gjyqtarët mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme në kuadër të situatës së krijuar ditët e fundit për shkak të bllokimit të pagave për magjistratët dhe administratën e pushtetit gjyqësor. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se shteti po e trajtonte pushtetin gjyqësor si “barrë” dhe shtoi se pavarësia është e panegociueshme. *Ndërkohë, Unioni i Gjyqtarëve dorëzoi kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe disa zyrtarëve të institucionit duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. *Kryeministri Edi Rama reagoi pas kallëzimit duke thënë se duhej të ishte edhe emri i tij i përfshirë pasi tha se Malaj ishte konsultuar me të dhe me ministrin Toni Gogu. Ai shtoi se pagat do të rriten vetëm me vendim Kuvendi pas vendimit së Gjykatave Kushtetuese.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot gjyqtarët mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme në kuadër të situatës së krijuar ditët e fundit për shkak të bllokimit të pagave për magjistratët dhe administratën e pushtetit gjyqësor. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se shteti po e trajtonte pushtetin gjyqësor si “barrë” dhe shtoi se pavarësia është e panegociueshme. *Ndërkohë, Unioni i Gjyqtarëve dorëzoi kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe disa zyrtarëve të institucionit duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. *Kryeministri Edi Rama reagoi pas kallëzimit duke thënë se duhej të ishte edhe emri i tij i përfshirë pasi tha se Malaj ishte konsultuar me të dhe me ministrin Toni Gogu. Ai shtoi se pagat do të rriten vetëm me vendim Kuvendi pas vendimit së Gjykatave Kushtetuese.

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

Gjyqtarët çuan në SPAK ministrin për bllokimin e pagave, Rama: Mungon emri im aty, Malaj u konsultua me mua

Ngërçi me pagat, Sadushi: Situatë e jashtëzakonshme!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që Unioni i Gjyqtarëve ka dorëzuar në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve dhe administratës së pushtetit gjyqësor. 

Ai shkruan në rrjetin social "X" se Malaj ishte konsultuar me të personalisht dhe me ministrin e Drejtësisë për situatën. Ndërsa shtoi se vetëm Kuvendi mund ta hapë derën e thesarit të shtetit dhe se pagat do të rriten me vendim të parlamentit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

"Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese"- shkruan Rama. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Bllokimi i pagave, gjyqtarët kallëzojnë penalisht ministrin e Financave, Petrit Malaj

Ngërçi me pagat, Sadushi: Situatë e jashtëzakonshme!
Petrit Malaj

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, Sekretarin e Përgjithshëm Gentian Këri dhe 14 drejtues të Thesarit në rrethet e vendit.

Në kallëzim pretendohet se Malaj ka shpërdoruar detyrën përsa i takon bllokimit të pagave për magjistratët dhe punonjësit e administratës së pushtetit gjyqësor dhe për pengim të zbatimit të vendimit të gjykatave. 

Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura me rritjen, duke argumentuar se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që ato të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme. Si pasojë, pa pagat e gushtit kanë mbetur jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe punonjës të administratës së gjykatave dhe prokurorive. Gjatë paradites së sotme, kreu i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e konsideroi situatën si "të jashtëzakonshme" duke nënvizuar se kjo përplasje nuk u shërben aspak qytetarëve. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Ngërçi me pagat, Sadushi: Nuk negociojmë pavarësinë, të respektohet Kushtetuta! Shteti na trajton si 'barrë'

Ngërçi me pagat, Sadushi: Situatë e jashtëzakonshme!

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi mbajti fjalën e tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve lidhur me ngërçin e krijuar prej ditësh me pagat e tyre dhe të administratës së pushtetit gjyqësor.

Sadushi e konsideroi situatën si “të jashtëzakonshme” duke theksuar se ky ngërç është pengesë konkrete për funksionimin normal të gjykatave. Duke marrë si argument vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, Sadushi tha se duhet thjesht të respektohet ligji.

Ndërsa theksoi më tej se qytetarëve nuk mund t’u kërkohet të besojnë tek drejtësia kur vetë shteti përpiqet ta paraqesë pushtetin gjyqësor si ‘barrë’.

“Kjo mbledhje e përgjithshme është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme sepse e jashtëzakonshme është situate që po përjeton sistemi gjyqësor. Për herë të parë pas një vendimi të Kushtetueses që lidhet me pagën e magjistratëve, janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Ky nuk është më një problem I administrimit financiar, por pengesë konkrete për funksionimin normal të gjykatave. Për këtë arsye reagimi nuk mund të mbetej vetëm i një gjykate. Ajo që kemi përpara nuk është thjesht mosmarrëveshje financiare, por çështje që prek raportet kushtetuese mes pushteteve.

Qëllimi ynë nuk është të prodhojmë reagim emocional. Çështja vë në provë nëse një vendim kushtetues zbatohet. Kjo situate paraqitet si përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit, por kjo e shkëput nga thelbi. Nuk kemi përballë garë force. Gjyqësori nuk është këtu për të kërkuar privilegje. Gjyqtarët nuk e kanë vendosur rritjen e saj dhe as formulën e përllogaritjes. Statusin tonë e ka përcaktuar Kushtetuta. Kërkojmë respektimin e këtyre garancive dhe jo ndonjë privilegj.

T’i kërkosh gjyqtarit pavarësi dhe ta trajtosh statusin e tij sit ë negociueshëm, t’i kërkosh administratës ta mbajë sistemin në këmbë pa pagë. Nuk mund t’i kërkosh qytetarëve që të besojnë tek drejtësia ndërsa vetë shteti transmeton mesazhin se gjyqësori është barrë e problem”- tha Sadushi mes të tjerash. Versus.al

 

Poll