Live Updates /

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për Shqipërinë e 2030-s, anëtare të BE-së. "Termi Vorio-Epir ka vdekur", përgjigjet Athina

*Nga Selaniku ku po mban takimin e dytë me shqiptarët e Greqisë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje që këtë pranverë të votojnë për Partinë Socialiste, që Shqipëria e 2030 të jetë anëtare e BE-së. *Edi Rama pranoi se ky është një premtim i dhënë prej kohësh, por shtoi se vota e palës tjetër politike ishte domosdoshme në mënyrë që tashmë diaspora shqiptare të votojë nga aty ku jeton. *Nga ky takim, kryeministri lajmëroi se do të firmoset një kontratë, përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t'u mësojnë gjuhën amtarë fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. *Gjatë fjalës së tij, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarët në Selanik, kryeministri Rama, u shpreh se ai ka marr kërcënime, nga ata që i quajti fantazma të së shkuarës që ditën e sotme u ngritën në protestë sipas tij dhe me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Nga Selaniku ku po mban takimin e dytë me shqiptarët e Greqisë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje që këtë pranverë të votojnë për Partinë Socialiste, që Shqipëria e 2030 të jetë anëtare e BE-së. *Edi Rama pranoi se ky është një premtim i dhënë prej kohësh, por shtoi se vota e palës tjetër politike ishte domosdoshme në mënyrë që tashmë diaspora shqiptare të votojë nga aty ku jeton. *Nga ky takim, kryeministri lajmëroi se do të firmoset një kontratë, përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t'u mësojnë gjuhën amtarë fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. *Gjatë fjalës së tij, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarët në Selanik, kryeministri Rama, u shpreh se ai ka marr kërcënime, nga ata që i quajti fantazma të së shkuarës që ditën e sotme u ngritën në protestë sipas tij dhe me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir.

11 Postime
1 MUAJ ME PARE

"Vorio Epiri, term i vdekur" / Përgjigja e Athinës për Ramën: "Historia nuk skadon..."

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për
Reagimi i Athinës është shkaktuar nga qëndrimi i Edi Ramës për Vorio-Epirin, në deklaratat e bëra sot nga kryeministri shqiptar, duke folur në një tubim në Selanik .

Historia nuk skadon dhe mban gjallë kërkesën për respektimin e plotë, nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë , sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, nënvizuan burimet diplomatike, duke iu përgjigjur kryeministrit shqiptar, sipas gazetës Prothotema.

Më herët, sipas asaj që u raportua nga mediat shqiptare për atë që Rama u tha bashkatdhetarëve të tij, kryeministri shqiptar tha : “Ajo që kemi dëgjuar për Vorio Epirin janë çështje që na kanë pushtuar shekuj më parë. Tani jemi në shekullin e 21-të dhe nuk merremi me të kaluarën”.

Komentet e tij erdhën pasi disa njerëz, të cilët ai i përshkroi si "fantazmat e së kaluarës", protestuan për praninë e tij, duke përdorur fletëpalosje dhe slogane në lidhje me çështjen e kontinentit verior.

Duke ankuar për këto reagime, Rama theksoi se veprime të tilla nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. “U organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorioepirotët” dhe më shkaktojnë vetëm keqardhje. “Epiri i Veriut” është një term i vdekur, me kalimin e kohës ka vdekur. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta tallen. Kushdo që përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon se nuk dëshiron të jetojë në shekullin e 21-të. Ato janë fosile dhe turp”.

“Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme”, shtoi ai.

Sipas mediave të Selanikut, në protestë kanë marrë pjesë anëtarë të organizatave nacionaliste, të cilët kanë zhvilluar një tubim proteste jashtë One Salonica, me rastin e pranisë së Edi Ramës në qytet. Siç thanë demonstruesit, ata po reagojnë ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik, në një kohë kur "shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit", ndërsa protestuan edhe për vrasjen e Katsifas.

1 MUAJ ME PARE

"Tani votën na kërkon, nga Shqipëria na dëbon" / Protestë e shqiptarëve në Selanik ndaj Ramës

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Vizita e kryesocialistit, njëherësh kryeministër Edi Rama në Selanik nuk është pritur vetëm me duartrokitje nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi, por në dalje nga tubimi ka patur dhe protesta.


"Tani votën na kërkon, nga Shqipëria na dëbon", ishte një nga thirrjet e protestuesve sapo kanë parë Ramën të dalë nga tubimi me bashkëatdhtarët.

Kryesocialisti ka shpërfilluar zërat e protestuesve, duke hipur në makinë, ndërkohë që truprojat dhe grupi i shoqërimin nuk kanë lejuar protestuesit t'i afrohen automjetit të Ramës 

1 MUAJ ME PARE

Takimi i Ramës në Selanik, "kryefjalë" në mediat greke

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

TIRANË- Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Selanik është bërë kryefjala e disa mediave prestigjioze në Greqi.

Duke publikuar foto dhe video nga takimi i kreut të qeverisë me shqiptarët, “Protothema” i ka kushtuar një artikull mbledhjes e shumëpritur nga diaspora.

“Ky takim është pjesë e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të mbajtur kontakte me diasporën shqiptare, për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me emigrantët, si integrimi i tyre në shoqëri dhe të drejtat e tyre në vendin pritës”, shkruan Protothema.

Si një “urë miqësie me Greqinë” e ka cilësuar CNN Greece, vizitën e Ramës në Selanik.


“Jashtë ndërtesës kishte persona që protestuan për praninë e Ramës. Kryeministri shqiptar i cilësoi “fantazma të së shkuarës” ndërsa shprehu keqardhjen për këto reagime që sipas tij nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”, thuhet në artikull.

Nga ana tjetër, SKAI u fokusua më shumë të protesta e ultranacionalistëve grekë kundër Ramës dhe deklaratës së kryeministrit, i cili tha se “Vorioepirotët” është një term i vdekur.

“Një turmë njerëzish priti me entuziazëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Selanik, ku u takua me bashkatdhetarët. Ndërsa jashtë po zhvillohej një proteste” thuhet në artikullin e SKAI.

Kjo është hera e dytë që Rama takohet me emigrantë në Greqi, ndërsa takimi i mëparshëm është zhvilluar më 12 maj në Athinë.

1 MUAJ ME PARE

Rama nga Selaniku: Mos u besoni partive të reja me fytyrat e vjetra të Sudes

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Selanik, në Greqi i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”, duke iu referuar gruas që krijoi një prej firmave piramidale në Shqipëri.

Rama theksoi se PS është e vetmja forcë që di se çfarë të bëjë për të ndryshuar realitetin.

“Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë dhe më pas doli te sporteli e tha që loja mbaroi. Nuk kam ardhur të them se s’ka probleme sepse ka.

Nuk kam ardhur t’u them se kemi bërë gjithçka, por besojmë se kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi të bëjmë dhe duke iu treguar se dimë të shohim realitetin me sytë tuaj dhe dimë të bëjmë për të bërë për të ndryshuar realitetin edhe më shume dhe dimë se çfarë duhet bërë”, u shpreh Rama.

1 MUAJ ME PARE

Rama thirrje shqiptarëve në emigracion: Hajdeni e investoni në turizëm, do merrni më shumë para se pagat që merrni aktualisht

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Selanik ju ka thënë shqiptarëve të Greqisë se nuk janë më ata që ishin kur “i hypën detit më këmbë”.

Gjatë fjalës së tij, Rama i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të vijnë për të investuar në Shqipëri, teksa ju ka thënë se jo vetëm mund të marrin një pagë të ngjashme, por të paguajnë shumë më pak taksa dhe detyrime në Greqi, por ku jeni në tokën tuaj.

Edi Rama: Sot nuk jeni më ata që ishit kur i hypët detin në këmbë dhe kapërcyer dallgët e frikshme. Shqipërinë ishin mësuar ta shikonin pa respekt, sot Shqipëria ka shumë gjëra akoma për të bërë, por nga askush nuk shihet më pa respekt. Flamuri i Shqipërisë kishte rënë më poshtë se asnjëherë kur mora detyrën. Vendi ishte në telashe, siguria ishte përtokë, vrasjet kishin arritur në 1 në 3 ditë, rrugët të mbetura rrugëve dhe puna e ndalur prej borxheve që shteti ju kishte kompanive.

Tirana kishte ndalur njësoj si sahati në kohën kur kryetari i bashkisë ja kishte futur gjumit, fshati akoma në keq. Më shumë se gjysma e tokave të bukës djerrë për mungesë uji. Sot realiteti i zymtë është përmbysur në çdo drejtim. Bumi i truizmit, shembulli më kokëfortë. Më e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë fëmijëve, është era e re e shtetit që fryn më e fortë, prova që është ftesa e BE për t’u ulur në tryezën e negociatave. 

Të gjithë shqiptarëve që punojnë këtu në Greqi në këtë sektor të turizmit ejani në Shqipëri, ku jo vetëm mund të merrni një pagë të ngjashme, por paguani shumë më pak taksa dhe detyrime në Greqi, por ku jeni në tokën tuaj. Çdo shqiptari që ka një shtëpi të vjetër, të investojë kursimet në agro-turizëm. Nëse investon ato të ardhura për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në një bujtinë, do të ketë prej saj të ardhura më të larta se të ardhurat nga puna në Greqi.

1 MUAJ ME PARE

Dënimet e zyrtarëve të lartë politikë, Rama nga Selaniku: Drejtësia e re, e çliruar nga politika

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve në Greqi u ndal edhe tek drejtësia e re, për të cilën tha se po vepron e çliruar nga politika.

Ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë- tha Rama- i cili theksoi se njerëz të lidhur me pushtetin apo me pushtet politik janë goditur pa dallim majtas dhe djathtas.

"Të gjithë ata të dënuar më parë, kanë qenë të dënuar politikë. Drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Mjafton të kujtoni liderin e opozitës, Fatos Nanos, që u burgos jo nga drejtësi e pavarur, as nga përfitime personale të paligjshme, por për interes të një partie në pushtet, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë përfaqësuesve të saj famëkëqij.

Jam krenar që me votën e shqiptarëve PS erdhi në qeveri dhe udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të llumit me vetingun në drejtësi, dhe tani po fshin llumin shumëvjeçar të politikës. Asnjë nga vendet e reja anëtare të BE nuk e ka bërë një reformë të tilla para se të hynte në BE ndërsa kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka ndodhur akoma në rajon. Dhe as vendet që i kanë çelur negociata nuk ka ndodhur, ndaj jam optimist pse kemi ecur para pavarësisht bllokadave që na janë bërë herë nga një shtet dhe herë nga një shtet tjetër.

Nuk më vjen mirë nga ana njerëzore, por për arsye të kontratës që kam me shqiptarët që më kanë dhënë besimin, jam krenar që me një kurajo dhe vizion shtetbërës PS plotësisht të vetëdijshëm të gjithë bashke për dhimbjet që do sillte një reformë e tillë, ia hoqi duart e pushteti politik drejtësisë, dhe i dha liri për të vepruar pa parë majtas dhe djathtas. Përgjegjësia ime morale do ishte që pasi u kam kërkuar votën për të bërë reformë, sot do isha këtu dhe nuk do shikonit asnjë efekt të luftës kundër korrupsionit. Sot i keni para syve dhe nuk u mjaftojnë disa minuta për t’i lexuar emër për emër. Ja pse vota e pranverës së ardhshme duhet t’u garantojë udhëheqjen PS!"-u shpreh Rama.

1 MUAJ ME PARE

Rama shqiptarëve të Greqisë: Këtë pranverë dua votën tuaj që ta bëjmë Shqipërinë e 2030, anëtare të BE-së!

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Nga Selaniku ku po mban takimin e dytë me shqiptarët e Greqisë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje që këtë pranverë të votojnë për partinë që ai udhëheq.

Rama pranoi se ky është një premtim i dhënë prej kohësh, por shtoi se vota e palës tjetër politike ishte domosdoshme në mënyrë që tashmë diaspora shqiptare të votojë nga aty ku jeton.

Kryesocialisti kërkoi ndihmën e diasporës për ta bërë siç u shpreh ai, Shqipërinë e 2030-ës, anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua, edhe për një arsye tjetër. Ju sot këtu nuk jeni thjesht, bashkatdhetarë, jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri që kush ka mundur e ka ushtruar duke marrë rrugën për të ardhur.

Sot ju jeni votues që për herë të parë, do të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë, duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është dashur të përpiqem gjatë... me partinë tonë për ta bërë realitet edhe këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e domosdoshme të palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur...

Në pranverën e ardhshme, ju kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë e 2030, anëtarë me të drejta të plota në BE."

1 MUAJ ME PARE

Takime me diasporën/ Rama nga Selaniku: Këto ditë më kanë kërcënuar me fletushka, por termi Vorio Epir ka vdekur

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Kryeministri Edi Rama ka mbajtu takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës.

Nga ky takim, kryeministri lajmëroi se do të firmoset një kontratë, përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t'u mësojnë gjuhën amtarë vogëlushëve shqiptarë në Greqi.

"Do t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipes. Janë në Selanik 8 nga 50 mësuesit parë të gjuhës shqipe, me të cilat ministria do lidhë kontratë pune për t’u mësuar gjuhë armëtarë vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra", tha Rama.

Më pas, në fjalën e tij, Rama foli edhe për bllokimin e gazetarëve në kufi, që sipas tij, nuk mund të ndodhë në një vend të Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarët në Selanik, kryeministri Rama, u shpreh se ai ka marr kërcënime, nga ata që i quajti fantazma të së shkuarës që ditën e sotme u ngritën në protestë sipas tij dhe me parrulla të frymëzuara nga i ashtëquajturi Vorio Epir.

Edi Rama: Nga leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, prej ku gojët e mykura, ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanike dhe jashtëqisin helmet e historisë të përdorura si mjete lufte, ndërkohë që lëndojnë popujt e këtij rajoni, leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye, po aq sa vite shqiptarët dhe grekët kanë ndarë diellin, për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar, për t’i parë hapësirat e njëri-tjetri si hapësira zhvillimi, bashkëpunimi dhe mirëqenie të përbashkët. Jo si copa kartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit.

Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës.

Në këtë qytete, Evropa ideale e pakufij është njohur në jetën e përditshme shumë kohë më parë se sa të shfaqej në formën e traktateve. Shpirti i tolerancës, i lirisë është mishëruar këtu shumë para se të kthehej në kriter përkatësia shumëkombëshe nën flamurin me shumë yje të BE. Në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Këtë takim tonin e kam pritur me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit. Më kujtohet një autor që thoshte se kur mbërriti në Selanik, ndjeu një Greqi tjetër, më shumë të lidhur me popujt fqinj, gjuhët dhe kulturat e tjerë.

Jam sot me ju kur sapo ka hyrë nëntori, muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, dy datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Por si shqiptar dhe selanikas ju keni kremtuar pak ditë më parë festën e pajtoit të qytetit. Shën Dhimitri ka qenë në të dalë të vjeshtës rregullatori i jetës. Në Shën Gjergj, shqiptari kapërcente fshatin për bukën e gojës, ndërsa në Shën Dhimitër kthehej me fitimet e tij në shtëpinë e vetë. Këtij qyteti shqiptarët i kanë dhënë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vetë, i ka dhënë ndoshta një jetë të dytë. Sepse ju duhet ta dini dhe t’ua mësoni me krenari fëmijëve, se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik.

1 MUAJ ME PARE

Gazetarët shqiptarë u bllokuan në kufi, Rama: Falenderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Ka nisur në Selanik, takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës.

Që në nisje të fjalës së tij, Rama foli për incidentin e ndodhur gjatë ditës së djeshme në kufi, ku policët grekë bllokuar për disa orë, grupe të ndryshme gazetarësh shqiptarë, duke mos i lënë të kalojnë.

Pas shumë orësh pritje, është dashur ndërhyrja e ministrit të Jashtëm grek, që të ktheheshin pasaportat e gazetarëve dhe të vazhdonte udhëtimi  i tyre.

“Për arsye të panjohura për ne. Dua të falenderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij. Dhe për zhbllokimin e një situatë absurde që kurrë nuk i ka ndodhur asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe për lirinë e informimit…Dua të besoj se ministri i Jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane, kërkesës që do ta nisim që nesër të hequr vendimin që i është bërë për të ndaluar gazetarin Marin Mema për të hyrë në Greqi...”, tha Edi Rama gjatë hapjes së fjalës gjatë takimit në Selanik.

1 MUAJ ME PARE

Takimi me shqiptarët në Selanik, Rama mbërrin në vendin ku zhvillohet tubimi

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka mbërritur rreth orës 10:30 me orën lokale në hotelin ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik.

Rama ka zbritur nga makina dhe pasi është takuar me disa persona që ndodheshin jashtë ambienteve, është drejtuar për në sallën ku pritet të nisë takimi në orën 11:00 me orën lokale.

Në sallë ai është pritur me këngë e valle popullore, nga grupi i valltarëve i veshur kuqezi.

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Në orën 11:00 me orën lokale greke, kryeministri Edi Rama do të nisë takimin me shqiptarët që jetojnë atje.

Kreu i qeverisë e zhvillon këtë takim menjëherë pas takimit me diasporën në New York, ku do të kërkojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Ndërkohë ndërsa ndajnë vetëm pak orë nga nisja e takimit, kanë nisur dhe kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës, ku po ashtu po përdoren edhe qentë që kërkojnë eksploziv.

 

1 MUAJ ME PARE

Takimet me diasporën, Rama sot me shqiptarët në Selanik

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Kryeministri Edi Rama vijon sot takimet me diasporën, ndërsa ndalet me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të mbahet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.

Dy ditë më parë, kreu i qeverisë në një mesazh në rrjetet sociale tha se me fqinjët, shumë shpejt do të jemi krah për krah në Bashkimin Evropian.

Rama shqiptarëve të Greqisë: Dua votën tuaj për

Greqia ishte ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për diasporën në maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë, vizitë që erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes Beleri.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë u takua edhe me diasporën në SHBA ku kërkoi votën për PS dhe investime në atdhe.

Poll