
Reperi Lil Durk emri i vërtetë të cilit është Durk Banks është arrestuar të enjten në mbrëmje në Broward County, Florida, sipas të dhënave të dhënave të policisë.
32 vjeçari i cili ka lidhje me organizatën mafioze OTF (Only the Family), aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Broward në Florida.
Arrestimi i Banks thuhet se është në lidhje me një hetim të gjerë federal rreth një komploti vrasjeje.
Lajmi erdhi pas arrestimit të pesë të anëtarëve të OTF-së të cilët akzohen për atentatin ndaj reperit Quando Rondo dhe kushëririt të tij Saviay'a Robinson.
Quando Rondo dhe kushëriri i tij ishin në Los Anxhelos më 19 gusht 2022, kur automjeti i tyre u qëllua në një pikë karburanti në lagjen Beverly Grove.
Rondo mbijetoi, por kushëriri i tij u vra gjatë sulmit e cila besohet se ishte hakmarrje për vdekjen e Mbretit Von, kushëriri i Lil Durk.
Tashmë pritet vendimi nga gjykata, teksa në rrjet ka nisur menjëherë komentimi i ngjarjes, me disa media që shprehen se Lil Durk rrezikon dhe burgim të përjetshëm./Versus.al







