MAGAZINË /

Ditë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 29 tetor.

Shkruar nga Versus

Ditë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet të

Ditën e martë, vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i kthjellët gjatë ditës duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Në mëngjes parashikohet një mjegull e dendur lokale, kryesisht në zonat luginore.

Temperaturat do të jenë të larta, me atë maksimalen në 26 gradë celcius dhe minimalen 19 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë. Versus.al

Poll