Aktivistja Edlira Çepani pavarësisht zemrës së thyer nga humbja e bashkëshortit, Gerti Bogdanit, është kthyer në punë.
Ajo ka ndarë përvojën e saj nga një trajnim dhe mentorim me të rinjtë nga tri shtete të Europës Lindore, gjatë një vizite në Kishinau, Moldavi.
Aktivistja theksoi forcën dhe qëndrueshmërinë e të rinjve që përballen me pasojat e konflikteve të vazhdueshme, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe vështirësitë e përditshme që ata kalojnë.
Postimi i plotë:
Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë!
Faleminderit RSI Institute dhe KIC Sëeeden për këtë mundësi që të isha trajnerja dhe mentorja e tyre, si dhe për mbështetjen që u jepni të rinjve!
Politikani Gerti Bogdani ndërroi jetë krejt papritur paraditen e 18 shtatorit teksa ndodhej në ambientet e Hotel “Rogner” në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij, gati për të marrë pjesë një takim zyrtar. Fatkeqësisht, 44-vjeçari pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin./ Versus.al