MAGAZINË /

"Happy birthday mister President"/ Barack Obama mbush 65 vjeç, ja si e uroi Michelle

Ish-zonja e parë e SHBA-së ka publikuar një portret të çiftit, shoqëruar me një mesazh të ndjerë për bashkëshortin e saj

Shkruar nga Versus

"Happy birthday mister President"/ Barack Obama mbush 65 vjeç,

Ish-presidenti amerikan Barack Obama feston sot 65-vjetorin e lindjes. Me rastin e ditëlindjes së tij, bashkëshortja Michelle Obama ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes një postimi në Instagram.

Ish-zonja e parë e SHBA-së ka publikuar një portret të çiftit, shoqëruar me një mesazh të ndjerë për bashkëshortin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen! 65 nuk ka dukur kurrë kaq mirë. Çdo ditë më bën njeri më të mirë. Jam mirënjohëse për të gjitha mënyrat në të cilat qëndron pranë familjes dhe vendit tonë. Të dua”, shkruan Michelle Obama.

Në mesazhin e saj, ajo shpreh dashurinë dhe mirënjohjen për Obamën, duke vlerësuar përkushtimin e tij ndaj familjes dhe vendit.

Çifti Barack dhe Michelle Obama kanë qenë në qendër të vëmendjes publike prej vitesh dhe vijojnë të jenë ndër çiftet më të njohura në Shtetet e Bashkuara./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama)

Poll