Shqipëria U-19 është mposhtur me rezultatin 6-0 nga Izraeli. Sfida u luajt në “Elbasan Arena” dhe ishte e para e kualifikueseve për Europianin e vitit 2025.
Djemtë e drejtuar nga Julian Ahmataj pësuan nga tre gola për secilën pjesë.
Në pjesën e parë ishin Zoabi, Hazan dhe Khalaili që shënuan. Në të dytën skuadra e Izraelit thelloi fitoren me Olin, Hazan sërish dhe Magor.
Në grupin 11, Danimarka kishte mposhtur më parë Irlandën e Veriut.