MAGAZINË /

Hyri me armë zjarri brenda një studioje muzikore, Gjesti dënohet me 6 mijë euro gjobë dhe 2 vjet në mbikqyrje!

ipas vendimit, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.

Shkruar nga Versus

Hyri me armë zjarri brenda një studioje muzikore, Gjesti dënohet

Këngëtari nga Kosova, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është dënuar me 2 vite burg me kusht, si dhe me 6 mijë euro gjobë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Edita Çanta. Sipas vendimit, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.

Këngëtari u arrestua pasi u kap me një armë zjarri tip pistoletë, të cilën dyshohet se e posedonte pa leje.

Sipas akuzës, Gjesti kishte hyrë në ambientet e një studioje muzikore në Kosovë dhe kishte kërcënuar pronarin e saj, pas një konflikti që dyshohet se lidhej me të drejtat muzikore dhe zbatimin e një kontrate.

Për ngjarjen, ai u akuzua për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Me vendimin e gjykatës, përveç dënimit me burg me kusht, Gjesti është detyruar të paguajë edhe 6 mijë euro gjobë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll