MAGAZINË /

Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore, autori arrestohet brenda pak minutash

Vetë Tare e kuptoi se diçka nuk shkonte pasi nuk gjeti çantën e tij dhe menjëherë denoncoi rastin në polici.

Shkruar nga Versus

Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore, autori arrestohet

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka përjetuar një moment të pakëndshëm në tren pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të legjendës së futbollit italian, Franco Baresi.

Sipas autoriteteve italiane, çanta e Tares u vodh nga rafti i bagazheve gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit. Sapo mbërriti në stacionin “Roma Termini”, Tare iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios për të denoncuar ngjarjen.

Reagimi i shpejtë i efektivëve rezultoi vendimtar. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i dyshuar u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua brenda pak minutash, ndërsa çanta iu kthye menjëherë pronarit.

Vetë Policia italiane e ndau rastin në rrjetet sociale, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm të Tares. Versus.al

Tags:

igli tare

Poll