MAGAZINË /

“Jam 49 vjeç, por dukem si 25!”/ Aurela Gaçe bie pre e një faqeje të rreme, vjen reagimi i ashpër i këngëtares

Një faqe në Instagram ka bërë reklamë me imazhin e saj, teksa kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer fare artistes, e cila e paralajmëroi ashpër atë që e ka bërë.

Shkruar nga Versus

“Jam 49 vjeç, por dukem si 25!”/ Aurela Gaçe bie pre e

Këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe, është bërë personazh i një faqeje të rreme.

Ajo ka reaguar pas një postimi të rremë që është shpërndarë në rrjete sociale.

Një faqe në Instagram ka bërë reklamë me imazhin e saj, teksa kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer fare artistes, e cila e paralajmëroi ashpër atë që e ka bërë.

“Jam 49 vjeç, por ende dukem sikur jam 25! Rrudhat janë zhdukur plotësisht me këtë mjet të thjeshtë shtëpiak. Mjafton ta aplikoni në fytyrë dhe…”, thuhet në reklamën e bërë publike.

Reagimi i këngëtares, Aurela Gaçe:

“vini re – LAJM I RREMÊ #MASHTRIM NGA FAQE TË RREME

Sapo më dêrguan një link me këtê intervistê të sajuar , ku medemek tregoja sekretet e rinisê time.

E medemek na qënkêrka ky krem ( që e kanë vendosur në dorên time )

Kujtdo që mund ti dalë kjo reklamë , ju lutem më dërgoni linqet.

Kushdo që ka përdorur figurên tine pêr të reklamuar produket e veta , do të pêrballet me gjykatën.

( nëse do të reklamoja dicka, do të ishte në faqen time)

Siç e keni parë, në kêtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi”.

Poll