MAGAZINË /

Parashikimi i motit për sot dhe të hënen. Ja ku priten surpriza

A ka ardhur koha të heqim rrobat e verës nga dollapi dhe të nxjerrim të dimrit...?

Shkruar nga Versus

Parashikimi i motit për sot dhe të hënen. Ja ku priten surpriza

Meteorologia Rezarta Xhakollari ka bërë një parashikim të motit për këtë të dielë dhe për ditën e nesërme. Sipas sinoptikanes së njohur gjatë këtyre dy ditëve, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperaturat do të jenë mjaft të larta, deri në 26 gradë Celcius. Surpriza në mot priten mengjesin e së hënës, kur në disa zona do të këtë prani mjegulle.   

E Diel 13 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira.  Era do të jetë me drejtim veriperëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    10/23°C

- Zonat e ulëta     12/26°C

- Zonat bregdetare 16/25°C

Kosova për dt. 13 Tetor 2024 do të ketë diell dhe mjegull . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 19°C –21°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë 14 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, mjegull në mëngjes.  Era do të jetë me drejtim veriperëndim 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    10/21°C

- Zonat e ulëta     11/26°C

- Zonat bregdetare 14/26°C

 

Poll