
Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin e artit “Stresi” ka vendosur t’i japë fund zhurmës së përditshme dhe të fokusohet vetëm tek krijimtaria e tij.
Një frymëzim i veçantë për Stresin, ka ardhur nga Keisi, ish-partnerja e tij. Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit një bisedë private mes tyre në Ëhatsapp ku reperi i kishte dërguar 3 demo të reja muzikore duke i treguar se ishte frymëzuar prej saj.
“Tek të treja këngët më ke frymëzu,” – ka shkruar reperi, duke treguar hapur ndikimin e Keisit në këtë krijimtari.

Keisi ka pritur me humor këtë dedikim dhe ka bërë një shaka në lidhje me emrin e saj, duke thënë se në një nga këngët e ka dëgjuar të përmendet. Versus.al
