MAGAZINË /

“Ta fus mu te gropa…” Shpërthen keq mes Ilir Shaqirit e Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP”- VIDEO

Përplasja verbale pranë pishinës degradoi në ofendime të forta dhe akuza për fjalor fyes, duke nxitur reagime në rrjet dhe kërkesa për ndërhyrje të produksionit.

Shkruar nga Versus

“Ta fus mu te gropa…” Shpërthen keq mes Ilir Shaqirit e

“Ta fus mu te gropa. Ça bir k*rve. Qelbësirë femër. Ta tregoj unë ty atë” – këto janë disa nga fjalët e rënda që kanë qarkulluar në rrjet pas një përplasjeje të fortë mes balerinit Ilir Shaqiri dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti brenda spektaklit “Ferma VIP”.

Ngjarja është bërë publike pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti Akili, ku dëgjohet një pjesë e debatit të ashpër pranë pishinës mes dy konkurrentëve, i cili ka degjeneruar në fyerje dhe tone të larta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Sipas pamjeve dhe dëshmive të publikuara, tensionet mes tyre kanë nisur fillimisht nga batuta dhe komente gjatë një diskutimi, ku situata ka dalë shpejt jashtë kontrollit. Iliri ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të Mozës, duke përdorur një gjuhë fyese dhe paralajmëruese, çka ka shkaktuar reagime të forta në rrjet.

Në pjesën tjetër të debatit, palët kanë vazhduar me replika të ndërsjella. Iliri është dëgjuar duke i thënë: “Mos e hapni krahun aty ku nuk duhet se ju shkrij në vend”, ndërsa Mimoza i është përgjigjur me ironi dhe batuta, duke mos e ulur tensionin mes tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Debati është përshkallëzuar më tej me ndërhyrje të tjera verbale, ku palët kanë vazhduar me akuza dhe fyerje të ndërsjella, duke krijuar një nga situatat më të nxehta të këtij sezoni në “Ferma VIP”.

Më vonë, në një bisedë pasuese, Iliri ka pretenduar se reagimi i tij është nxitur nga një koment i Mozës, të cilin ai e ka konsideruar si provokim të rëndë. Sipas tij, shkrimtarja i është drejtuar me një koment që përfshinte termat “LGBT, ne të dyve”, gjë që ai e ka interpretuar si fyerje dhe nxitje për konflikt.

Ngjarja ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë kërkuar masa nga produksioni i spektaklit, duke pritur nëse do të ketë penalizim apo përjashtim për Ilir Shaqirin, ose nëse situata do të trajtohet vetëm me paralajmërim gjatë spektaklit live.

Produksioni ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar, ndërsa tensionet brenda fermës duket se po rriten nga dita në ditë.

Poll