MAGAZINË /

‘U çfarë lajmi më dhe’, si reagoi Rezart Veleshnja kur mësoi për arrestimin e Ilir Metës brenda shtëpisë së BBVK

Aktorin nuk e mban vendi prej lumturisë kur mësoi lajmin mbi arrestimin e Ilir Metës.

Shkruar nga Versus
‘U çfarë lajmi më dhe’, si reagoi Rezart Veleshnja
Rezart Veleshnja

Një nga banorët e rinj që iu shtua mbrëmjen e djeshme Big Brother Kosova Vip ishte Naim Bunjaku, i njohur ndryshe me emrin artistik ‘Xuxi’.

Por siç duket formati nuk mund të ja ketë bërë të ditur rregullat 'Xuxit' para se të hynte pasi ai ka dhënë informacion nga jashtë për atë çfarë po ndodh me politikën shqiptare së fundmi.

Dhe pikërisht ai ka informuar aktorin Veleshnja për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga SPAK.

“U çfarë më the”, shprehet aktori ndërsa nuk e mban vendi prej lumturisë. Në atë moment ndërhyn edhe produksioni duke i kërkuar Xuxit që të mos japë info nga jashtë.

PJESË NGA BISEDA:

Xuxi: E di që futën në burg Ilir Metën?

Veleshnja: Çar re? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?

Xuxi: 2-3 ditë…

Veleshnja: U çfarë lajmi më ke dhënë… Ilir Metën e paskan futur në burg. SPAK-u…

Produksioni i bën thirrje Xuxit që të mos japë informacion nga jashtë, ai i kërkon falje./Versus.al

 

 

Poll