MAGAZINË /

Vdes në mënyrë misterioze modelja e fotove +18, pas festës VIP në jahtin e reperit amerikan

31-vjeçarja braziliane postonte rregullisht përmbajtje erotike në platforma me pagesë dhe më parë ka punuar si kërcimtare dhe modele në SHBA. Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore, teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar.

Shkruar nga Versus

Vdes në mënyrë misterioze modelja e fotove +18, pas festës

Modelja e njohur braziliane, Adriana Vieira, është gjetur e vdekur, pasi kishte marrë pjesë në festën e jahtit të një reperi në Miami, njoftuan sot mediat vendase.

Pas festës, 31-vjeçarja besohet se kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miamit, para se të gjendej trupi i saj i pajetë.

Oganizatori i festës, i raportuar nga mediat si ‘një muzikant vendas’, nuk i është bërë ende publik emri në media.

31-vjeçarja braziliane postonte rregullisht përmbajtje erotike në platforma me pagesë, mes të cilave dhe Onlyfans, më parë ka punuar si kërcimtare dhe modele në SHBA.

Vdes në mënyrë misterioze modelja e fotove +18, pas festës

Mediat braziliane thanë se ajo ishte nënë e një fëmije gjashtë-vjeçar, për të cilin kujdesej një dado, teksa ajo udhëtonte në impenjimet e punës. Adriana, nga Sao Paulo, ishte vendosur në Florida me bashkëshortin dy vjet më parë dhe shpesh postonin në rrjet për stilin e tyre ekstravagant të jetesës.

Bashkësorti i saj i identifikuar si Roberto Tesario, ishte kthyer më herët në Brazil duke lënë Adriana të rriste e vetme fëmijën e tyre, raporton The Sun.

Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore, teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar.

Vdes në mënyrë misterioze modelja e fotove +18, pas festës

“Dua të hetohet vdekja e vajzës time dhe kërkoj ndihmë për kthimin e trupit në atdhe. Nuk dua që ta varrosin atje në varrezat e të varfërve”, ka thënë për mediat braziliane nëna e viktimës.

Poll