
Një burrë në Staten Island, Nju Jork, ka mbijetuar pasi u godit nga rrufeja teksa po dilte nga shtëpia gjatë një stuhie.
Sipas mediave amerikane, Thomas Fahmy po largohej nga banesa për të shkuar në një takim të planifikuar te dentisti, kur u godit papritur nga rrufeja.
Momenti dramatik është kapur nga kamera e ziles së derës së banesës. Në pamje shihet çasti kur rrufeja godet burrin, ndërsa ai ndodhej pranë hyrjes së shtëpisë.
Fahmy ka treguar se është mirënjohës që ka mbetur gjallë pas incidentit. Ai shkoi në kishë të dielën për të falënderuar Zotin, duke e cilësuar ngjarjen si një mundësi të dytë që iu dha në jetë.
“Sapo më goditi rrufeja...”, tha Fahmy, teksa përshkroi ndjesitë që përjetoi në ato momente.
View this post on Instagram

