
Aktorja Rajmonda Bulku mbajti fjalën e saj në protestën e PD. Duke kujtuar shembjen e sistemit komunist, ajo tha se të njëjtën frymë duhet ta kenë edhe protestuesit sot përballë qeverisë. Bulku u shpreh se fëmijët dhe nipërit shqiptarë e meritojnë të kenë një jetë të bukur e të begatë në vendin e tyre të bukur.
‘’Të them dhe kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991 kur ishim të gjithë bashkangjitur me grevën heroike të grevës së studentëve tanë. Nuk patëm frikë, luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar që ishte akoma partia komuniste në krye. Kishim një frymë të gjithë bashkë, hoqëm frikën sepse deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist. Dua të kujtoj, atë frymë duhet të sjellim këtu sot, atë dëshirë për të jetuar në Shqipërinë tonë të bukur për nipërit tanë, të kenë mundësi të jetojnë më mirë sepse u takon. Të mos ikin, por të punojnë e jetojnë në këtë vend të bukur’’- tha aktorja. Versus.al

