POLITIKË /

‘Akuzat’ e PD për njëanshmëri, Gonzato: Busulla ime, raporti i KE! Kritikat më bëjnë të reflektoj

Shkruar nga Versus

‘Akuzat’ e PD për njëanshmëri, Gonzato: Busulla ime,

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga ana e opozitës e cila thotë ka patur njëanshmëri nga ana e tij dhe nga komisionerja Marta Kos sa i takon zgjedhjeve të 11 majit, ndërkohë që sipas tyre raporti i OSBE-ODIHR thotë gjë tjetër.

Gonzato tha në emisionin "Wake Up" se kritikat e bëjnë të reflektojë ndërsa shtoi se do t’i rikthehet analizimit të progresraportit të KE duke pranuar se në zgjedhje ka patur edhe mangësi si përdorimi i fondeve publike nga partia në pushtet.

“Akuza është fjalë e fortë, siç e thash më parë kritika nuk më shqetëson, por më bën të reflektoj. Për mua cila është busulla ime, raporti i progresit, jep merita aty ku duhet dhe thekson mangësitë e pengesat që duhen trajtuar. Kjo është ajo ç’kam bërë unë në konferencë. Ka njerëz në Bruksel që kanë punuar shumë fortë që kjo të ndodhë. Korrupsioni mbetet i përhapur dhe raporti i progesit është i qartë për këtë, i qartë isha dhe unë, Dua që njerëzit të më gjykojnë në bazë të asaj që bëj. Nuk jam aktor politik, unë përfaqësoj BE-në, roli im është të ndihmoj Shqipërisë të bëhet pjesë.

Do t’i kthehem raportit të progresit që është mjaft i qartë. Ne e pranojmë se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të kryera profesionalisht. Po kështu flasim edhe për mangësi si përdorimi i fondeve publike. Kjo është thënë që nga fillimi. Jam angazhuar dhe inkuraoj parlamentin që të ketë një komision të përbashkët parlamentar”- tha Gonzato.

Ndërkohë lidhur me drejtësinë, ambasadori ritheksoi se pavarësia e gjyqësorit nuk duhet prekur.

“Sa herë që më pyesin për sistemin e drejtësisë un përsëris se reforma ishte një kriter absolut. Arkitektura që u ngrit me pavarësi të plotë, është diçka që nuk duhet të preket. Është në zemër të anëtarësimit. Kemi besim te drejtësia sepse kontribuoi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin. Kemi besim te qëndresa e gjyqësorit pavarësisht trysnisë. Pavarësia shkon krah për krah me llogaridhënien”-shtoi ambasadori i BE. Versus.al

Poll