POLITIKË /

“Dje intervistova disa njerëz”, Rama ndërpret gazetaren e huaj: Më sfidoni me fakte, s’më intereson çfarë keni bërë në rrugë

Gazetarja rumune tha se ka intervistuar njerëz në rrugë këto ditë që mendojnë ndryshe nga ai por Rama tha se nuk është në interesin e tij të dijë se çfarë thuhet

Shkruar nga Versus

“Dje intervistova disa njerëz”, Rama ndërpret gazetaren e

Pyetjes së gazetares rumune për protestat qytetare dhe arsyet pse njerëzit kanë dalë në rrugë kundër projektit turistik të Zvërnecit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj prerë duke kërkuar nga gazetarja fakte që ta kundërshtojnë çfarë ai ka deklaruar deri më tani.

Gazetarja tha se ka intervistuar njerëz në rrugë këto ditë që mendojnë ndryshe nga ai por Rama tha se nuk është në interesin e tij të dijë se çfarë thuhet.

“Unë nuk jam në rrugë, nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse unë përfaqësoj këtë vend. Unë përfaqësoj njerëz që më kanë zgjedhur të jem këtu dhe përballë jush më duhet të jem i vërtetë, të jap fakte dhe nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar ju në rrugë. A keni fakte për të më treguar që vërtetojnë se po them diçka që nuk është e drejtë? Jo. Më tregoni, më sfidoni”, tha Rama.Versus.al

Poll