POLITIKË /

"Kemi ndërprerë bashkëpunimin me PS", Berisha: Nuk bashkojmë votat për Prokurorin e Përgjithshëm

Shkruar nga Versus

"Kemi ndërprerë bashkëpunimin me PS", Berisha: Nuk

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë paraqitjes së tij në SPAK, deklaroi për mediat se sa i takon gjendjes politike, PD ka ndërprerë çdo bashkëpunim me PS. Në këtë kuadër, Berisha tha se nuk do ketë bashkim votash për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Përgjithshme. 

“Ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me PS në përzgjedhjen e emrave”, u shpreh Berisha.

Ndërsa shtoi se duhet të rishikohen kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Sot Prokurori i Përgjithshëm është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë. Kur dëgjoj raportet e tij, flet sikur është drejtori i statistikave të policisë. Është një zhveshje e gabuar që i kanë bërë, sepse është institucion kushtetues dhe nuk mund të reduktohet vetëm në paraqitjen e statistikave”, deklaroi kreu i PD-së.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm kërkon miratimin me tre të pestat e votave në Kuvend, çka e bën të domosdoshëm konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës. Versus.al

Poll