POLITIKË /

Në Kuvend shkaktoi debate të shumta, Uashingtoni miraton kredinë 302 milionë dollarë për Shqipërinë

Shkruar nga Versus

Në Kuvend shkaktoi debate të shumta, Uashingtoni miraton kredinë

Pasi socialistët miratuan me 74 vota në Kuvend kredinë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-të për blerjen e pajisjeve ushtarake, edhe pala amerikane ka njoftuar ratifikimin e marrëveshjes.

Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur angazhimin e vendeve të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Kredia FMF do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës.

Ndërkohë në Kuvend, kjo kredi shkaktoi shumë debate pasi opozita e konsideroi të papranueshëm faktin që shpenzime të tilla të bëhen për të marrë kredi ndërkohë që sipas tyre qeveria ka shpërdoruar fondet publike. Partia Demokratike e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen duke pretenduar se për miratimin e saj ishte shkelur 7 herë Kushtetuta. Versus.al

Poll