
Merr sot detyrën ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa . Diplomatja portugeze do të dorëzojë sot kredencialet te Presidenti Bajram Begaj, në një ceremoni që do të zhvillohet në orën 09:30.
Moreira de Sousa do të pasojë në këtë detyrë diplomatin italian Silvio Gonzato, i cili ka përfaqësuar Bashkimin Evropian në Tiranë.
Diplomatja portugeze vjen në Shqipëri me një eksperiencë të gjatë në institucionet evropiane. Përpara emërimit të saj në Tiranë, ajo ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.
Në karrierën e saj diplomatike, Moreira de Sousa ka mbajtur gjithashtu postin e Ambasadores së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër.
Marrja e detyrës së re vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-BE, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

