
Mesditën e sotme, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi panik tek banorët e një apartament në qytetin e Elbasanit, e cila mësohet se u shkaktua nga shpërthimi i një bombule gazi.
Si pasojë e shpërthimit, janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit.
Menjëherë pas ngjarjes, ka nisur evakuimi emergjent i banorëve të ndërtesës.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur nxjerrjen e banorëve, duke ndërhyrë përmes shkallëve të ndërtesës.
Paraprakisht, dyshohet për persona të plagosur, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin apo gjendjen e tyre.
Në vendngjarje vijojnë operacionet e emergjencës, ndërsa priten të dhëna të tjera për shkaqet dhe pasojat e shpërthimit./Versus.al

