
Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare mëngjesin e sotëm (e martë) pas përplasjes që pësoi të hënën mbrëma në ndeshjen kundër Andorrës në La Liga 2. Klubi njoftoi lajmin e trishtueshëm nëpërmjet faqeve zyrtare në rrjetet sociale.
Tenerife kishte deklaruar mbrëmë në një postim në rrjetin social X se "situata mjekësore e Jesus de Miguel është përkeqësuar neurologjikisht", pasi futbollisti fillimisht mbeti nën vëzhgim në Spitalin Universitar Nuestra Senora de Candelaria.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe vetë klubi njoftoi lajmin tragjik të vdekjes së lojtarit mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ndodhi të hënën gjatë fazës së fundit të ndeshjes kundër FC Andorra në stadiumin Heliodoro Rodriguez Lopez, kur sulmuesi i Tenerifes u përplas me portierin mysafir, Jesus Owono, ndërsa po kërkonte një top të lirë.
Përplasja detyroi ndeshjen të ndërpritej përfundimisht në minutën e 108-të për të lejuar hyrjen në fushë të shërbimeve mjekësore, të cilat i kushtuan vëmendje lojtarit në fushë përpara se ta evakuonin menjëherë me ambulancë për në spital. Versus.al

