MAGAZINË /

U përplas me portierin në fushë gjatë ndjeshjes të hënën, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar në Spanjë

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga klubi i Tenerife-s, i cili përmes një deklarate zyrtare shprehu dhimbjen për humbjen e sulmuesit dhe solidaritetin me familjen e tij.

Shkruar nga Versus

U përplas me portierin në fushë gjatë ndjeshjes të

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin spanjoll. Sulmuesi i Tenerife-s, Jesús de Miguel Alameda, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte, në moshën 30-vjeçare, pasi pësoi një incident të rëndë gjatë ndeshjes së La Liga-s kundër Andorrës.

Futbollisti u përplas fort me portierin e skuadrës kundërshtare gjatë një aksioni në fushë. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, pas përplasjes ai pësoi një atak kardiak dhe u transportua me urgjencë në spital, ku pavarësisht ndërhyrjes mjekësore nuk arriti të mbijetonte.

Ndeshja u ndërpre pas incidentit, ndërsa arbitri ndëshkoi me karton të kuq portierin e Andorrës për ndërhyrjen ndaj futbollistit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga klubi i Tenerife-s, i cili përmes një deklarate zyrtare shprehu dhimbjen për humbjen e sulmuesit dhe solidaritetin me familjen e tij.

“Të shkatërruar nga dhimbja, me një nyje në fyt dhe ende në pamundësi për të besuar se kjo është e vërtetë, nga CD Tenerife njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Jesús de Miguel Alameda, e ndodhur këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.

Nuk ka fjalë ngushëllimi dhe asgjë që mund ta lehtësojë këtë dhimbje të mbushur me trishtim. Jemi pranë familjes së tij të pikëlluar, pranë njerëzve të tij të dashur dhe pranë gjithë tifozëve të Tenerifes, të cilët sot vajtojnë këtë fund mizor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Familja e futbollistit ka falënderuar të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje, ndërsa ka kërkuar respektimin e privatësisë në këto momente të vështira.

Ndarja e parakohshme nga jeta e 30-vjeçarit ka shkaktuar trishtim në klubin e Tenerife-s dhe në komunitetin e futbollit spanjoll./Versus.al

Poll