AKTUALITET /

Organizoi vrasjen e ish-ortakut të tij në biznes, del FOTO e Xhino Agos

Ago u ka dhënë autorëve mjetin tip "Audi" me të cilin kanë kryer krimin e rëndë.

Shkruar nga Versus

Organizoi vrasjen e ish-ortakut të tij në biznes, del FOTO e Xhino

Versus.al ka siguruar foton e Xhino Agos, 32 vjeçarit të arrestuar nga policia nën dyshimin se ka bashkëpunuar me 2 persona për vrasjen e Mond Mëhallës, ish-ortakut të tij në biznes.

Dyshimet janë se Xhino dhe Mëhalla kishin patur mosmarrëveshje për çështje biznesi dhe kjo përplasje mes tyre mund të ketë sjellë edhe krimin e rëndë. Xhino kishte një biznes të makinave me qira dhe dyshohet se ai ia ka dhënë në përdorim mjetin “Audi” Marsel Aranit i cili në bashkëpunim me Armando Kolën ka ekzekutuar biznesmenin Mëhalla.

Ndaj Xhinos rëndon akuza për veprën penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjes”. Versus.al

Poll