
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi brutal që ndodhi mesditën e djeshme në qendër të Konispolit.
Viktimat janë një maturant dhe kushërira e tij 12-vjeçare, të cilët janë sulmuar me shkopa bejsbolli.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur dy të rinjtë ndodheshin në makinë dhe katër persona iu afruan duke i goditur menjëherë.
Ngjarja ka tronditur qytetin dhe kalimtarët e rastësishëm që ishin në zonë.
Policia ka njoftuar se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim: N.D., 18 vjeç, F.A., 18 vjeç, O.L., 19 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç, të gjithë nga fshati Shëndëlli.
Pavarësisht shpalljes në kërkim të autorëve, shkaku dhe rrethanat e sulmit mbeten ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një të mitur 17 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al
View this post on Instagram
