AKTUALITET /

“3 veta zbritën nga makina me targa angleze. Njëri erdhi drejt meje me kallashnikov”, pronari i lokalit në Shkodër tregon emrat. AMP mohon përfshirjen e policëve

Në një prononcim për “Shekulli-n”, pronari i lokalit thotë se ka parë të zbresin nga një automjet me targa angleze tip BMW X5 3 persona, një prej të cilëve e ka identifikuar si  Klevin Nikolli, i cili kishte në dorë armë zjarri kallash AK47.

Shkruar nga Versus

“3 veta zbritën nga makina me targa angleze. Njëri erdhi drejt

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur të dielën në fshatin Gomsiqe e re në Shkodër ku 3 persona të armatosur hynë në lokalin e fshatit.

Pronari i lokalit thotë se ka parë të zbresin nga një automjet me targa angleze tip BMW X5 3 persona, një prej të cilëve e ka identifikuar si  Klevin Nikolli, i cili kishte në dorë armë zjarri kallash AK47.

Pronari thotë se Nikolli erdhi drejt tij, ndërsa personi që e shoqëronte dhe që ai e njeh si emër, ka hyrë në lokal me pistoletë.

“Në atë moment unë kam shkuar përballë shtetasit Klevin Nikolli ku kam kapur armën e këtij personi AK47, dhe tek po shtyhesha me të për ta nxjerrë nga lokali, i kam hequr karikatoren, dhe kam bërë një karikim të armës, por nuk e kam vënë re nëse kishte plumb në gojë.

Në atë moment unë i kam marrë armën Ak47 nga dora dhe nuk e di kujt ja kam dhënë pasi isha i frikësuar, dhe në atë moment ky shtetas ka nxjerrë nga brezi një armë tjetër tip pistoletë, të cilën e ka drejtuar nga personat me të cilët kishte bërë fjalë që unë i njoh me emrat Elidon Gjeloshi dhe Florjan Gjeloshi, dhe janë klienta në lokalin tim.

Më pas janë shpërndarë të gjithë nga lokali dhe pas disa momenteve ka ardhur policia dhe më ka kërkuar kamerat të cilat ja kam dhënë menjëherë, dhe jam paraqitur për deklarim në polici”, thotë pronari i lokalit.

Ndërkohë në lidhje me pretendimet e avokatit Llangozi, se në ngjarje janë përfshirë edhe punonjës policie në detyrë, AMP pretendon se nga verifikimet rezulton se ky nuk është një informacion i vërtetë. 

 

Poll