AKTUALITET /

Aksident fatal në Tropojë, humb jetën i riu, pasagjeri në gjendje të rëndë

Viktima humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga duke sjellë edhe pasojat fatale.

Shkruar nga Versus

Aksident fatal në Tropojë, humb jetën i riu, pasagjeri në

Tropojë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bajram Curri-Qafë Morinë ku një 34 vjeçar me inicialet I.K ka humbur jetën.

I riu i cili drejtonte makinën ku ishte pasagjer edhe 38 vjeçari R.D, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës.

Për pasojë shoferi vdiq në vendngjarje, ndërsa pasagjeri po merr ndihmën e nevojshme në spital, por gjendja e tij paraqitet e rëndë. Versus.al

Poll