AKTUALITET /

Aksident i katërfishtë në Vlorë, çfarë raportohet

E plagosur ka mbetur pasagjerja 21 vjeçare e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shkruar nga Versus
Aksident i katërfishtë në Vlorë, çfarë
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

Në përplasje janë përfshirë 4 automjete, një Mercedez Benz, një Toyota dhe 2 mjete tip 'Audi'. Shkak dyshohet të jetë bërë keqmanovrimi nga ana e mjetit tip ''Benz'' që drejtohej nga 27 vjeçari Mane Xhelaj.

I riu ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. E plagosur ka mbetur një 21 vjeçare pasagjere me inicialet S.H e cila po merr ndihmën mjekësore në spital. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Versus.al

 

Poll