AKTUALITET /

Aksident i pazakontë në Vlorë, makina përplas 4 kuaj, ng*rdhin të gjithë

Shkruar nga Versus
Aksident i pazakontë në Vlorë, makina përplas 4 kuaj,
Foto e mjetit që shkaktoi aksidentin

Vlorë- Një aksident i rëndë dhe i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotm në rrugën që e lidh qytetin me orikumin. Pranë fshatit Radhimë një makinë ka përplasur për vdekje 4 kuaj. 

''Mjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Për pasojë, të katër kafshët kanë ngordhur në vend''-njofton policia. 

Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për t'u pyetur mbi rrethanat e ngjarjes. Versus.al

Poll