AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas dy të mitur që po lëviznin me monopatinë

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas dy të

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës.

Dy fëmijë janë aksidentuar teksa po lëviznin me një monopatinë.

Ngjarja rrugore ndodhi në rrugën “Vllaznimi” në Durrës ku një automjet deklarohet paraprakisht se ka goditur të miturit që janë dërguar me autoambulancë në urgjencën spitalore.

Policia bën me dije se është shoqëruar drejtuesi i automjetit që i përplasi, ndërsa të miturit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë  me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.

Si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: