Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ishull-Lezhë në hyrje të qytetit. Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan për në spital për ndihmë mjekësore.
Radhë të gjata trafiku u krijuan në këtë segment rrugor si pasojë e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe për menaxhimin e qarkullimit. Versus.al

