AKTUALITET /

Aksident masiv në autostradën Fier- Lushnjë, mjetet përplasen mes tyre, disa të plagosur

Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Shkruar nga Versus

Aksident masiv në autostradën Fier- Lushnjë, mjetet

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit.

Disa mjete u përplasën mes tyre duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.  Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore

Poll