
Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe me një motor dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit i identifikuar si Klajdi Hoxha, 33-vjeç, ka marrë dëmtime të rënda.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilét po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Strum-Roskovec", automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
