Fier- Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Baltëz. Një automjet tip “ Audi” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me automjetin tip” Nissan” kamionçinë me drejtues shtetasin Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Versus.al
Aksident i rëndë në minierën e Spaçit

