AKTUALITET /

Aksident në Korçë, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe përplaset me një makinë

Shkak për shkëputjen e rimorkios dyshohet të jenë bërë kushtet atmosferike.

Shkruar nga Versus

Aksident në Korçë, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta ku për shkak të erës së fortë, është shkëputur rimorkio nga një kamion.

Për pasojë, rimorkio është përplasur me një automjet që po qarkullonte në rrugë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pas ndërhyrjes së policisë, situata është drejt normalizimit, ndërsa po kryhet menaxhimi i qarkullimit që ishte bllokuar. Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga. Versus.al

Poll