Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën kryesore Durrës-Tiranë. Mësohet se një kamion është përmbysur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Versus.al

