AKTUALITET /

Aksident në Unazën e Madhe! Makina përplas dy të moshuarat, humb jetën njëra prej tyre

Të dyja gratë po kalonin trafikndarësen në momentin kur u përplasën nga makina që drejtohej nga një 35 vjeçar.

Shkruar nga Versus
Aksident në Unazën e Madhe! Makina përplas dy të moshuarat,
Foto ilustruese

Tiranë- Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Unazën e Madhe ku raportohet një person ka humbur jetën ndërsa ka edhe të plagosur.

"Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit"- njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.

Lajmi në përditësim…

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: