AKTUALITET /

Aksident pranë stadiumit të Elbasanit, “Benz”-i përplaset me motorin, disa persona të plagosur

Shkruar nga Versus
Aksident pranë stadiumit të Elbasanit, “Benz”-i
Foto nga vendngjarja

Elbasan- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në afërsi të stadiumit të qytetit.

Një automjet tip “Mercedes Benz”, është përplasur me një motomjet. Si pasojë ka persona të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. 

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll