Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë në Peqin që i mori jetën dy të rinjve.
Siç shihet në këtë pamje, makina me te cilin po udhëtonin dy të rinjtë është përplasur me shkallet e nje banese.
Përplasja e fortë ka rezultuar fatale, duke i lënë të dy të rinjtë të vdekur.
Viktimat janë drejtuesi i mjetit Gabriel Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin si dhe Denis Korbi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.







