AKTUALITET /

Alarm në Krujë, era përhap flakët drejt banesave, banorët largojnë fëmijët dhe të moshuarit

Në lagjen Abaze, zjarri vijon të jetë aktiv në zonën e Kroit të Madh, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve në drejtim të banesave.

Shkruar nga Versus

Alarm në Krujë, era përhap flakët drejt banesave,

Situata vijon të jetë alarmante në Krujë, ku tre vatra zjarri mbeten aktive në lagjet Abaze dhe Boje, si dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras.

Në lagjen Abaze, zjarri vijon të jetë aktiv në zonën e Kroit të Madh, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve në drejtim të banesave.

Përballë rrezikut, banorët kanë nisur të marrin masa, duke larguar fëmijët, të moshuarit dhe sendet me vlerë nga zonat e prekura. Disa prej tyre kanë nisur edhe prerjen e pemëve, me qëllim krijimin e një hapësire që të pengojë avancimin e flakëve drejt banesave.

Helikopterët që ishin angazhuar në operacion janë larguar nga zona, ndërsa ndërhyrja po vijon nga toka me forca dhe mjete zjarrfikëse.

Situata mbetet e vështirë edhe në lagjen Boje, ku një tjetër vatër vijon të jetë aktive. Ndërkohë, është riaktivizuar zjarri edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras.

Në të trija vatrat po punohet nga toka për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa era me intensitet të lartë po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen dhe po rrit rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Poll